ISIS nis tërheqjen nga Kobane

16/10/2014 00:00

Militantët e ISIS-it kanë nisur të tërhiqen nga disa pjesë të Kobanës
dhe sipas zyrtarëve kurdë, brenda pak ditesh kanë humbur kontrollin e më
shumeë se 20 përqind të qytetit strategjik.

Ne Washington nga ana tjeter thuhet se forcimi i fushates ajrore amerikane, se ciles i detyrohet zbrapsja e xhihadisteve, ka shkaktuar edhe qindra te vrare ne radhet e mbeshtetesve te shtetit islamik.

“Deri para pak ditesh, ISIS-it kontrollonte ndoshta 40% te Kobanes, por sot nuk ka ne dore me shume se 20%. Forcat kurde kane perparuar shume e sot nisen operacionet e spastrimit ne juglindje te qytetit”, tha Idriss Nassan, zyrtar kurd.
 
Por beteja, ende nuk eshte e fituar. Siç pohon dhe zedhenesi i Departamentit amerikan te Mbrojtjes, John Kirby, shteti islamik nuk e ka mbajtur ndonjehere te fshehte faktin se e do kete qytet, ndaj dhe do ta vazhdoje luften per Kobanen. Qellimi i sulmeve ajrore amerikane ka qene ndihma per mbrojtesit e qytetit siriano-kurd. Ne kete menyre do te fitohet kohe per luftetaret kurde ne terren duke i krijuar mundesine te riorganizohen. Rrethimi i Kobanes prej militanteve te shtetit islamik vazhdon prej gati nje muaji, e pa ndihmen e nderkombetareve, ata nuk do te mund te rezistonin gjate. Avionet e koalicionit tani jane duke shenjestruar nje zone te vetme te qytetit, cka sinjalizon se ndoshta kjo eshte fortesa e fundit e ISIS-it atje.

Beteja per Kobanen shihet si nje test i rendesishem per fushaten ajrore te koalicionit dhe zbrapsjen e ISIS-t ne te gjithe Sirine, por edhe ne Irak. Ne nje video konference, presidenti amerikan Obama dhe lidere te Britanise se Madhe, Frances, Gjermanise e Italise pranuan te shtojne mbeshtetje per “qasje politike gjitheperfshire ne Irak”, si dhe per trajnimin e forcave lokale ne te dy shtetet ku ISIS-i ka zaptuar territore te medha.

Top Channel