Patriozëm europian që të mos gremisemi si nacionalizmi serb!

16/10/2014 00:00

ANDREA STEFANI – Ajo që ndodhi në Beograd ishte një disfatë e
nacionalizimit serb. Një tjetër provë se nacionalizmi në kohën tonë nuk
është një udhërrëfyes i mirë.

I pasuar si reaksion zinxhir nga të tjera shpërthime nacionaliste, ai serb ishte shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Nacionalizmi serb është fajtor edhe për shtypjen e Kosovës, masakrave dhe eksodit që tronditi botën. Por në fund fare, qe po nacionalizmi serb që pësoi disfatë përballë një internacionalizmi ndërkombëtar që, i mishëruar në aleancën e NATO-s, u hodh në sulm kundër nacionalizmit militar serb, i nxitur nga parimi universal i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo thjesht të kosovarëve.

Dy ditë më parë, nacionalizmi serb pësoi një tjetër disfatë. Këtë herë në një stadium futbolli. Por ndërsa brohorasin për “fitoren”, shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk duhet kurrsesi të bien në grackën e nacionalizmit, duke iu përgjigjur serbëve me të njëjtën monedhë.

***

Më shumë se një dekadë më parë, nacionalizmi serb u mposht ushtarakisht, por shihet është sundues në kokat e jo pak serbëve. Natyrisht, nacionalizmi si urrejtje për tjetrin, për fqinjin e kombit tjetër, për një sërë shkaqesh, historike dhe jo historike, është i pranishëm edhe në kombe e shtete të tjera të Ballkanit. Por në Serbi ai vazhdon të ruajë një veçori, duke qenë mjaft ndikues edhe në elitat politike dhe qeveritare. Pra, edhe në politikën zyrtare serbe madje, deri edhe në mendësinë e autoriteteve sportive. Nëse në Shqipëri gjen nacionalizëm mediatik turmash, në Serbi krahas këtij nacionalizmi të rëndomtë, gjen edhe atë elitar, politiko-diplomatik. Qëndrimi që mban Serbia ndaj Kosovës është ilustrimi më i qartë i këtij nacionalizmi zyrtar.

***

Incidenti në stadiumin e Beogradit nuk është, në këtë kuptim, i rastit. Ai u nxit pikërisht nga fobitë nacionaliste të federatës serbe të futbollit. Kërkesat e saj, pa precedent, për mos lejimin e sportdashëseve shqiptarë (si nga Republika e Shqipërisë ashtu dhe nga ajo e Kosovës) për të ndjekur ndeshjen në stadium, ishin reflekse të kësaj fobie. Në vend se të përpiqeshin që ndeshja, sporti, ti shërbente krijimit të një klime bashkëpunimi e paqeje mes dy kombeve fqinjë, ata preferuan të ngrenë barriera dhe mure. I gabuar ishte edhe vendimi, që në fakt ndikoi në përkeqësimin dhe acarimin e klimës, për të mos lejuar praninë e futbolldashësve shqiptarëve në ndeshje. Një njëanshmëri dhe padrejtësi që shqiptarët nuk e meritonin sepse nuk kishin demonstruar destruktivitet. Nëse serbët nuk përmbajnë dot huliganët e tyre, atëherë le të penalizojnë huliganët e tyre, duke mos lejuar ata të hyjnë në stadium. Dhe incidenti i rëndë, ku u dhunuan lojtarët shqiptarë jo vetëm nga tifozë huliganë por edhe nga roje të sigurisë të stadiumit, provoi se e keqja nuk shmanget dot duke ndëshkuar të pafajshmit. Se e keqja, në këtë rast nacionalizmi i disa huliganëve serbë, do ta bënte të vetën edhe pa praninë e tifozëve shqiptarë. Incidenti në Beograd tregoi se jo vetëm turmat, por edhe politika e Serbisë, që sapo ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, ka nevojë të deshovinistizohet.

***

Blater gaboi. UEFA po ashtu. Shqipëria nuk ka pse të vuajë sanksione për incidentin e Beogradit. Valëvitja në qiell e një flamuri të Shqipërisë Etnike, nuk është justifikim për dhunën që pësoi përfaqësuesja shqiptare e futbollit. Flamuri nuk qe shkaku, por preteksti i dhunës. Qe si një shkëndijë që iu vu fuçisë së nacionalizmit serb mbushur plot barut. Më kot përpiqet Federata Serbe të justifikojë tifozët serbë për dhunën që ushtruan, duke na i paraqitur si viktima. Kush nuk vuan nga sindroma e nacionalizmit nuk mund të bjerë pre e provokimeve nacionaliste. Qoftë ky një flamur apo një parullë.

Dhe nuk është sekret që ka jo pak shqiptarë që aspirojnë Shqipërinë Etnike. Por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Republikës së Shqipërisë që këmbëngul se bashkimi i shqiptarëve do të arrihet nëpërmjet integrimit në BE. Ky është edhe qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës. Ngritja e flamurit të Shqipërisë Etnike, mund të ketë qenë vepër e kujtdo individi. Pse jo edhe në ndonjë agjenturë që gjakon tensione në rajon. Një gjë e ngjashme mund të ndodhë edhe nesër. Por kjo nuk justifikon dhunën që pasoi, si shprehje e një tërbimi nacionalist që priste vetëm pretekstin që të shfryhej. Sepse, në fakt, dhuna kishte nisur të shpalosej (me hedhjen e sendeve të forta dhe lëndëve plasëse në fushë) që para shfaqjes së flamurit. Edhe sikur të mos qe shfaqur ai flamur, vështirë se ndeshja do përfundonte normalisht në një stadium të shndërruar në një kazan ku vlonin pasionet e papërmbajtura shovene dhe nacionaliste të turmave të huliganëve serbë. Sinjali i parë u dha që në fillim kur turmat nacionaliste vërshëllyen për turp himnin shqiptar duke dhunuar etikën sportive të mikpritjes.

***

Që nacionalizmi është sot i dëmshëm nuk do të thotë se edhe çdo internacionalizëm, si e kundërta e nacionalizmit, është i dobishëm. Nuk është aspak i tillë, për shembull, murtaja e sotme e terrorizmit, internacionalizmi pseudomysliman i ISIS. Por ka një internacionalizëm të sotëm që ha

Top Channel