Deveja vret kujdestarin duke iu ulur sipër

16/10/2014 00:00

Një pronar i një rezervati natyror kafshësh ka humbur jetën pasi një deve iu ul përsipër. 60-vjeçari Richard Michael Mileski u sulmua pasi i doli përpara kafshës që ishte larguar nga rrethimi i saj.

Stafi i rezervatit Tulum në Meksikë u mundua ta shpëtonte 60-vjeçarin, por pa sukses.

Deveja e kafshoi, e shkeli më këmbë dhe në fund iu ul sipër Mileskit, i cili kishte themeluar këtë rezervat 15 vjet më parë.

Stafi shkroi në Facebook: “Në datën 13 tetor 2014, Richardi humbi jetën për një nga kafshët për të cilat është kujdesur gjatë 15 viteve. E falenderojmë për gjithçka që ka bërë në ndihmë të specieve në zhdukje.”

Top Channel