Ministri i Brendshëm: Shqiptarët, flamur për të na provokuar

16/10/2014 00:00

Policia serbe ka bërë të ditur se është gjetur droni e flamurit të
Shqipërisë etnike. Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanovic,
ka konfirmuar një gjë të tillë, duke shtuar se hetimet tregojnë që pala
shqiptare ka pasur plan për të shkaktuar incidente.

Sipas ministrit, shqiptarët janë fajtorët e vetëm dhe donin të provokonin tifozët serb.

“Duket se për qëllim kanë pasur të shkaktojnë përleshje në terren. Deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë shqiptare tregojnë se e kanë ditur që një provokim i tillë po përgatitej pasi ato arsyetojnë sjelljen e personave që kanë marrë pjesë në një gjë të tillë“, ka thënë Stefanoviç. Sipas njoftimit për shtyp, Shqipëria nuk është e pjekur t`i bashkohet familjes evropiane. Shefi i policisë se Beogradin, Milladin Despotovic, i cili më herët kishte deklaruar se flamurin e ka marrë një lojtar shqiptar, tani ka thënë se është gjetur tek delegati i ndeshjes.

Top Channel