Fyerje, vërshëllima, thirrje ‘vdekje shqiptarëve’, shishe të hedhura në
fushe…Provokimet neë eliminatoren Shqipëri-Serbi kishin nisur që
përpara lëshimit të dronit, që ngacmoi nacionalizmin e sëmurë serb.

Por nje situate fare e qarte, e perceptuar fillimisht si triumf i yni ne stadiumin “Partizani” të Beogradit e qe i shtyu shqiptarët në festime, mund të kthehet në Bumerang. Ne perëndim kanë nisur të përmenden paragjykimet për ballkanasit, perbuzja e europianeve ndaj rajonit, perçmimi per ate qe ne mendesine e kontinentit te vjeter eshte rrenjosur si fuç baruti, kurdohere e gatshme per shperthim.

Dhe ne reagimet qe shkaktoi zbritja e flamurit te Shqiperise se Madhe me dronin e telekomanduar, per te cilin dyshohet se e kane bere shqiptaret, thote per “Deutsche Welle”, opinionisti Volker Wagener, nuk mungojne edhe pohimet se fajin e te gjithe kesaj situate e kane ballkanasit vete.

Ne artikull permenden dhe teorite se kane qene vete serbet arkitektet e skenes me fluturimin e mini-helikopterit në stadium. Por edhe ne kete kendveshtrim, skandalit te Beogradit serish i jepet ngjyrim duke e pershkruar me shume si çeshtje politike sesa futbolli. Dhe si nje problem qe duhet te terheq vemendjen e BE-se. Në flamur, shprehet Wagener, shihej diçka me potencial të lartë shpërthyes: një Shqipëri të Madhe, që përfshin Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë, të Greqisë dhe të Malit të Zi. Një minë tokësore për Brukselin. Ky i fundit e beri nje here gabimin duke pranuar afrimin e shpejte te vendeve te Europes Lindore, si Rumania e Bullgaria te cilat nuk ishin te gatshme per t`u bere pjese e familjes europiane.

“Blloku  nuk ka nevojë për kandidatë që duan, s’duan i sjellin me vete ne BE rivalitetet e tyre, sidomos kur kanë të bëjnë me pretendime territoriale”, shton analisti gjerman.Kendveshtrimi i tij, edhe pse i ekzagjeruar, mund te jete nje kembane alarmi per ata qe duan te degjojne. Rruga drejt anetaresimit ne BE nuk eshte e sheshte dhe e lemuar e te tilla argumente, nuk eshte cudi te marrin nje peshe te padeshiruar. Ajo që pritet javën e ardhshme në takimin Vucic – Rama, sipas ëagener, është një përpjekje për të filluar shkrirjen e marrëdhënieve politike që janë thuajse në zero e fjala kyce do te jete Kosova. Ne syte e nje pjese te perendimoreve, pavarësisht se mbi ke rendon pergjegjesia për provokimin e Beogradit, ai është i interesuar të pengojë afrimin.

Top Channel