Ozil i rrëmben të dashurën Lell

16/10/2014 00:00

Një ditëlindje e paharrueshme duket se do të mbetet ajo e festuar ditën e djeshme nga Mesut Ozil, teksa 26-vjeçari e ka parë veten të përfundojë në faqen e parë të “Bild”.

Këtë herë jo për merita sportive, pasi edhe tek Arsenali nuk po ecin mirë gjërat edhe prej dëmtimit në gju, por për thashethemet mbi një tradhëti të supozuar me të fejuarën e një ish-lojtari të kombëtares U21.

Ai që zbulon të dhënat kontradiktore është ish-mbrojtësi anësor i Bayern Munchen, Christian Lell, i cili akuzon Ozilin se është përgjegjës për prishjen e marrëdhënies së tij me Melanie Rickinger.

“Mesut ka shfrytëzuar popullaritetin e tij dhe ka hyrë me forcë në mesin tonë duke na prishur lidhjen, kjo nuk është diçka e mirë”.

Në fakt, provat e tradhëtisë vijnë nga një seri mesazhesh të shkëmbyera mes lojtarit të Arsenalit dhe Melanie përmes WhatsApp, pa dijeninë e partnerëve të tyre, të publikuara nga Lell në Facebook.

Ndërkohë, agjenti i Ozil, Roland Eitel, ka bërë të ditur për mediat britanike se është duke shqyrtuar zhvillimin e kësaj ngjarjeje dhe shprehet i gatshëm për “nisjen e veprimeve ligjore, nëse do të jetë e nevojshme”.

Nga ana e saj, Rickinger është mjaftuar ta përshkruajë Lell si një person “tërësisht të çmendur”, i cili ka rikthyer gjithçka nga telefoni i fshehur, pasi ajo “kishte fshirë gjithçka në të”.

Por, nga ana tjetër, edhe Mandy Capristo, e fejuara e lojtarit të Arsenalit, duket se nuk e ka pritur mirë këtë thashethem dhe tashmë nuk gjendet më në krah të Ozil tek Arsenali.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel