Britani, shtohet numri i përdhunimeve

17/10/2014 00:00

Më shumë se 35 gra raportojnë në polici çdo ditë se përjetojnë abuzime ose përdhunime në Britani.

Sipas Daily Mail në total janë regjistruar më shumë se 22 mijë përdhunime, duke pësuar një rritje prej 29 për qind vetëm në një vit. Kjo rritje ka ardhur edhe pse vendet perëndimore kanë publikuar shifra për nivel të ulët të kriminalitetit.

Sulmet mbi burrat, vajzat dhe djemtë janë rritur gjithashtu pothuajse dy herë më shumë se një dekadë më parë.

Një zyrtar britanik ka thënë se është e rëndësishme që viktimat e abuzimeve seksuale po krijojnë besim te policia për të raportuar rastin e tyre.

Top Channel