Brazil, arrestohet vrasësi serial

17/10/2014 00:00

Policia braziliane ka bërë të ditur të enjten se ka arrestuar një vrasës serial, i cili ka pranuar se ka ekzekutuar plot 39 persona në një periudhë prej 4 vjetësh.

Autoritetet braziliane kanë thënë se arrestimi është kryer gjatë ditës së martë, ndërsa të mërkurën ai ka pranuar autorësinë e vrasjes së 39 personave, mes të cilëve edhe 16 femra, homoseksualë, si edhe të pastrehë.

Thiago Henrique Gomes da Rocha, 26 vjeç, i cili ka punuar si roje sigurie është arrestuar në qytetin Goiania.

26-vjeçari është shprehur se ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe gjente qetësi kur kryente vrasje. Ai ka shtuar se pas kryerjes së një krimi ndjehej i penduar, por zemërimi e nxiste të kryente tjetër vrasje.

Pas kontrolleve në banesat e të afërmeve të vrasësit serial policia ka arritur të gjejë edhe armën me të cilën ai kryente krimet.

Personat të cilët i qëndronin pranë 26-vjeçarit janë shprehur të çuditu kur janë informuar për rastin, pasi kanë thënë se ai ishte një person shumë i qetë.

Top Channel