Bisedime në Milano mbi krizën në Ukrainë

17/10/2014 00:00

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Milano, ku do të takohet me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko dhe udhëheqësit kryesorë të BE-së për të diskutuar mbi krizën në Ukrainën Lindore.

Liderët e Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë pritet t’i kërkojnë Putinit që të përdorë ndikimin e tij te pro-rusët për t’i dhënë fund luftimeve. Ata akuzojnë Rusinë se ka armatosur separatistët dhe gjithashtu ka dërguar edhe trupa në territorin ukrainas, Moska i mohon kategorish këto akuza.

Ukraina dhe kryengritësit arritën armëpushimin në muajin shtator, por të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për kryerjen e sulmeve të përsëritura. Separatistët pro-rusë kontrollojnë disa zona në Donetsk dhe Luhansk.

Më shumë se 3500 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve në muajin prill, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.  

Para takimit të së premtes, Putin u takua me Kancelaren gjermane, Merkel, e cila ka vënë në dukje së shumë pika të planit të paqes të arritur në Minsk nuk janë zbatuar.

Merkel gjithashtu tha se Rusisa është përgjegjëse kryesore për të siguruar zbatimin e planit të paqes.

Ndërkohë të enjten, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, akuzoi Shtetet e Bashkuara se po punon mbi “skenare” ushtarake pranë kufijve të Rusisë, gjë që për të konsiderohet si një burim i një shqetësimi të madh.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ka cituar Shoigu-në të ketë thënë se ndihej i habitur pas një fjalimi të së mërkurës, gjatë të cilit Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuch Hagel tha se Forcat e Armatosura amerikane “mund të përballen me ushtrinë e një Rusie revizioniste, moderne dhe tepër të aftë, në dyert e NATO-s”.

Top Channel