“Për një Ballkan që shikon nga e ardhmja”

17/10/2014 00:00

Në një kohë kur ethet e nacionalizmit janë ndezur edhe njëherë tjetër në Ballkan pas asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit, të rinjtë serbë distatoncen nga retoriakat e shpalosura në fushën e blertë e më pas ato të politikanëve të vëndit të tyre.

Kjo është demostruar nga një student serb 16-vjeçar, i cili studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tregon se i përket një gjenerate tjetër serbësh, që nuk janë nacionalistë dhe që dëgjojnë edhe mendimet ndryshe.

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Universitetin e Harvardit në Boston, gazeta online e këtij universiteti ka shkruar një shkrim me titull “Kryeministri i Shqipërisë bën thirrje për një Ballkan të bashkuar”.

Në shkrim citohet studenti 16-vjeçar nga Serbia, i quajtur Rajko Radovanoviç, i cili ka deklaruar se ai ishte shumë kënaqur pasi dëgjoi komentet e kryeministrin Edi Rama pas incidentit të fundit në atë ndeshje futbolli.

“Kryeministri Rama mundi të ngrihej mbi atë që ndodhi në një ndeshje futbolli. Jam i kënaqur nga kjo qasje duke mos drejtuar gishtin tek askush pasi shumë politikanë të rajonit e bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar Radovanoviç.

Sakaq, kjo gazetë citon kryeministrin Edi Rama të jetë shprehur se, ”është në dorën e vendeve ballkanike të ecin përpara, duke demostruar se ato janë gati për t’u bërë partnere në Bashkimin Europian”.

Top Channel