Beyonce “topless”? Gënjeshtër e bukur…

17/10/2014 00:00

Një “incident” ka përfshirë Beyoncen më herët gjatë kësaj jave, kur, duke nisur nga mëngjesi i së martës, nisën të qarkullonin foto “topless” të prezumuara të këngëtares amerikane.

Në foto, faktikisht shfaqej një femër e cila dukej si Beyonce, e veshur me një palë bikini të verdha poshtë, dhe asgjë tjetër sipër. Thjesht një ekspozim i përmasave disi më të fryra se normalja.

Gjithsesi, nuk pati ndonjë reagim të madh, ndonjë bujë, mbase sepse modifikimi i fotos linte vend për interpretime, ndaj dhe stafi i TMZ ka hapur arkivat për të zbuluar se cila ishte femra e përdorur në atë foto.

Ajo është një prej ish-banorëve të Big Brother UK (në Britani), Rachael White, ndërsa fotot janë shkrepur në vitin 2011. Një gënjeshtër e bukur, pasi shumë do të donin të ishte e vërtetë.

Top Channel