Njihuni me “Njeriun-Djall” i cili ka nxirë të bardhën e syve dhe ka vendosur brirë në kokë për të ngjarë sa më i frikshëm të jetë e mundur. Ai është një 42-vjeçar kolumbian që ka kaluar 11 vitet e fundit duke modifikuar trupin e tij me tatuazhe dhe pirsing.

Kjo gjë nuk i është falur nga familja e tij katolike dhe Caim Mortis është detyruar të jetojë në Meksikë, aty ku njerëzit duket se e pranojnë për atë që është.

“Kur më shohin për herë të parë, njerëzit shokohen. Pyetja e parë që më bëjnë është nëse kam pasur dhimbje kur kam vendosur brirët në kokë. Ia kam bërë këtë trupit tim sepse doja të isha ndryshe nga të tjerët”, shpjegon kolumbiani i cili punon si DJ.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel