“Selfie” me devenë e buzëqeshur

17/10/2014 00:00

Një grup shokësh që ishin për një vizitë turistike në Egjipt patën nderin që në “selfie”-n e tyre t’i bashkohej edhe deveja të cilën e kishin ushqyer për gjysmë ore me radhë.

Kafsha shihet në foto shumë e lumtur me miqtë e saj të rinj dhe nuk e kurseu një buzëqeshje të madhe.

Hossam Antikka, Karem Abdelaziz dhe Misara Salah nuk e kishin kuptuar që kishte pozuar edhe deveja derisa panë foton.

Që në momentin që është postuar online, fotoja ka bërë xhiron e botës nëpër rrjetet sociale.

Top Channel