Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike
në Durrës ka vijuar aksionin për ndërprerjen e furnizimit me energji të
abonentëve debitorë, si dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet.

Të mbështetur nga forcat e Policisë së Shtetit, punonjësit e OSHEE-së ishin në zonën e Shijakut, ku janë evidentuar 554 abonentë debitorë.

Fillimi i aksionit për ndërprerjen e energjisë elektrike ka nisur të japë rezultate, pasi mjaft debitorë deklarohet se kanë nxituar të shlyejnë këstet e para të borxhit, ndërsa Operatori i Shpërndarjes njofton se pagesa e kamatëvonesës është një detyrim që nuk do të tolerohet.

Ndërprerja e energjisë po realizohet te subjektet private dhe abonentet familjarë, ndërsa mbetet problem vjelja e borxheve nga institucionet dhe entet publike, që kapin vlerën e afro 900 milionë lekëve ne Durres.

Top Channel