Zgjohet nga operacioni, e gjen veten me mbathje rozë

17/10/2014 00:00

Një burrë amerikan ka paditur spitalin ku ka qenë i shtruar për një operacion pasi sipas tij, pasi i ka dalë narkoza, e ka parë veten të veshur me një palë mbathje femrash ngjyrë rozë.

32-vjeçari Andrew Walls thotë se në tetor të vitit 2012 ka ndodhur kjo ngjarje e cila i ka krijuar ankth dhe ka ndikuar aftësitë thithëse të trurin të tij.

Mësohet se Walls ka qenë punonjës i spitalit në kohën që i është dashur të bëjë një operacion në zorrën e trashë.

Drejtoresha e Kirurgjisë në spitalin e Delauerit, Jennifer Anderson, nuk ka pranuar të japë asnjë koment për këtë.

Top Channel