Ambasadori grek: Incident në Derviçan

17/10/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako
Qirko, priti këtë të premte në ambientet e Ministrisë Ambasadorin e
Greqisë në Tiranë, z. Rokanas, me kërkesë të këtij të fundit.

Rokanas kërkoi këtë takim, pas një incidenti, sipas tij të ndodhur në Dervican, ku pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kanë lëshuar parulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti.

Duke e dënuar këtë incident dhe duke e quajtur atë një rast krejt të veçantë i cili nuk mund të ndikojë në asnjë mënyrë në frymën e bashkëjetesës shekullore midis shqiptareve dhe minoritarëve, Qirko  bëri të ditur Ambasadorit grek reagimin e shpejtë dhe efikas të policisë së shtetit, e cila vuri para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.

Top Channel