Brazil, përplasje kokë më kokë, thyen kafkën

17/10/2014 00:00

Një dëmtim shokues ka ndodhur në një ndeshje të Kupës së Brazilit. Alecsandro, sulmuesi i Flamengos, ka thyer kafkën në pjesën e ballit pas një përplasjeje shumë të dhunshme kokë më kokë me mbrojtësin e America-RN, Cleber.

Lojtari doli nga fusha me këmbët e tij, por është dërguar menjëherë në spital për operacion.

“Ka një frakturë në pjesën ballore të kokës, por fatmirësisht asnjë problem në anën e pasme”, ka shpjeguar kirurgu Augusto Cesar Lima.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel