Operacion antidrogë, 25 të arrestuar

17/10/2014 00:00

Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona të dyshuar për përdorim dhe trafikim të substancave narkotike.

Përmes një komunikate për media Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar gjatë një operacion policor të koduar me emrin “Vjeshta”. Aksioni është kryer në lokale të ndryshme në të gjitha rajonet e Kosovës.

Gjatë aksionit Policia po ashtu ka konfiskuar 4 pistoleta me 18 fishekë, 14.6 g marihuanë, 4 g heroinë, 15 thika, 1 shufër metali, 1 shufër gome, 1 bajonetë dhe 1 boks metali.

Sipas komunikatës së Policisë, i tërë operacioni është realizuar nën autorizimin e prokurorit përkatës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Njësive të Specializuara dhe njësi të tjera nga drejtoritë rajonale të Policisë.

Top Channel