Pyetjet më të çuditshme për një vend pune

17/10/2014 00:00

Thonë që për të fituar një vend punë bën mirë që në intervistën paraprake të shkosh i përgatitur.

Por ka disa pyetje që mund t’ju lënë me gojë hapur, përgjigjen e të cilave vështirë se e keni menduar më parë. Gjithkush mund të ketë përgjigjen për pyetjen standarde; “cila është pika juaj e dobët?”, por ç’përgjigjje do të jepnit nëse do ju pyesnin se sa avionë janë duke fluturuar në këtë moment në qiell?

Më poshtë po rëndisim disa nga pyetjet më të çuditshme të ngritura nga stafet e kompanive që kanë hapur konkurimin për të rekrutuar punonjës. Renditja është e rastësishme, përcaktojeni vetë “medaljen e artë”:

1) Në ruletën ruse me një person tjetër, është më mirë që të luani i pari apo i dyti? (Pyetje e drejtuar nga stafi i Royal Leamington SPA një kandidati për pozicionin “developer” lojërash.

2) Nëse shkruaj në një letër të gjithë numrat nga 1 deri në 1 milion, sa herë do të shkruaj numrin 2? (pyetje e Jane Street drejtuar një kandidati për agjent shitjesh).

3) Kush do të ishte fituesi i një sherri mes Chuck Norris dhe Godzilla-s? (pyetje e Schlumberger në Skoci për një kandidat për pozicionin e Specialistit të Terrenit)

4) Si mund t’ia shpjegonit ndërtimin e atomit një fëmije? (pyetje e Gartner për kandidatët e një posti ekzekutiv)

5) Cila është e mira më e madhe për ju? (pyetje e ThoughtWorks për pozicionin e një analisti biznesi)

6) Keku Jaffa është kek apo biskotë? (pyetje e Kerry Group për pozicionin e inxhinierit)

7) Sa është numri i personave që udhëtojnë në metro në ditë? (pyetje e Barclays Wealth për pozicionin e analistit të biznesit)

8) Nëse do të ishit një karakter vizatimor, cili do të ishe? (pyetje e Trend Micro për pozicionin e financierit)

9) Kur keni patur për herë të fundit një moment “Eureka”? (pyetje e Xceed Group për vendin e punës asistent marketingu)

10) Si mund t’ja shesësh frigoriferin një eskimezi? (pyetje e Harrods për pozicionin agjent shitjesh)

11) Sa avionë janë duke fluturuar në qiell në këtë moment? (pyetje e Investment Technology Group për pozicionin webmaster)

Top Channel