K. Jugut, mbi 16 viktima, ranë në sistemin e ventilimit

17/10/2014 00:00

Të paktën 16 viktima janë regjistruar gjatë një koncerti në ambient të hapur në Korenë e Jugut, këtë të premte, kur zgara mbuluese e një boshti ventilimi, ku fansat po qëndronin, u shqye dhe ata ranë në të.

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarë dhe të gjitha mediat lokale. Ky është i fundit i një serie aksidentesh në Korenë e Jugut, përfshi animin dhe fundosjen e tragetit në Prill, pas të cilti më shumë se 300 veta mbetën të vdekur, gjë që ka ngritur dyshime mbi sigurinë dhe ka shtuar presionin ndaj autoriteteve për të rritur standardet.

Rreth 25 njerëz, që po ndiqnin koncertin Pop, u rrëzuan në më shumë se 10 metra thellësi brenda sistemit të ventilimit, kur zgara e tij, ku ata po qëndronin për të pasur një pamje më të qartë të skenës, u rrëzua, bën të ditur agjencia e lajmeve Yonhap dhe televizioni YTN.

11 persona janë plagosur rëndë, tha policia e distriktit të Pangyos, në Jug të kryeqytetit Seul. “Të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndaj dhe numri i viktimave mund të rritet”, bëri të ditur një zyrtar i shërbimeve të emergjencave.

Mbi 700 njerëz ishin të pranishëm në koncertin pranë një qendre tregtare, ku grupi “4Minute” po performonte. Pjesë e këtij grupi ishte edhe këngëtari dhe kërcimtari Hyuna, i cili u bë i famshëm teksa performonte në videon muzikore të “Gangnam Style”, të reperit koreano-jugor Psy.

Korea e Jugut, vendi i katërt me ekonominë më të zhvilluar të Azisë dhe një superfuqi prodhimtarie dhe eksportuese e energjisë elektrike, është kthyer tashmë në një prej vendeve më të përparuara teknikisht, por përballet me kritika mbi kontrollorët e rregullave, të cilët kanë mbetur disi mbrapa.

Top Channel