Rama: Shqipëria e Madhe, makthi i tyre, jo projekti i ynë

17/10/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama komentoi në rrjetet sociale akuzat e pjesës më të madhe të zyrtarëve serbë për atë që e cilësojnë “Shqipëria e Madhe”.

“Serbia Normale do të jetë realitet veç kur Serbia Reale do kuptojë se Shqipëria e Madhe është makthi i tyre, jo projekti ynë”, shkruan Rama.

Pas asaj që ndodhi në stadiumin e Beogradit të martën në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar. Deklaratat e zyrtarëve serbë dhe lajmet në mediat serbe kanë shkuar deri aty sa ta cilësojnë shfaqjen e simboleve kombëtare shqiptare në stadium si “vepër pas të cilës qendron shteti shqiptar me synim destabilizimin e rajonit”.

Top Channel