Bieber tregon muskujt gjatë stërvitjes me Floyd Mayweather

17/10/2014 00:00

Nëse Justin Bieber dhe Orlando Bloom do të zhvillonin një raund të dytë boksi, rezultati me siguri që do të ishte ndryshe pasi këngëtari ka vendosur që të marrë disa mësime mbi grushtimin nga kampioni i boksit Floyd Mayweather.

Në një foto të postuar për 22.3 milionë ndjekësit e tij, këngëtari 20-vjeçar ka treguar muskujt e formuar ndërkohë që boksieri amerikan po e ndihmonte të vishte dorezat.

“@floydmayweather është trajneri im”, shkroi Bieber.

Stërvitja në boks vjen dy muaj pasi Justin Bieber dhe Orlando Bloom u zunë me grushta për Miranda Kerrin në Ibiza.

Top Channel