Lady Gaga, darkë romantike me qenushen e saj

17/10/2014 00:00

Nëse do të dëgjonim që dikush ka ngrënë një darkë romantike me një qen, do të thonim që ky dikushi qenka çmendur. Por, nëse mësojmë se është Lady Gaga ajo që e ka bërë këtë gjë, atëherë do të na duket diçka krejt normale.

Këngëtarja e famshme është shprehur publikisht se qenushen Asia e trajton si mikeshën e saj më të mirë dhe në një udhëtim nga Anglia në Irlandë për turin e koncerteve që po realizon në Mbretërinë e Bashkuar, 28-vjeçarja ka ngrënë në avion bashkë me të.

“Unë dhe Asia i kemi qejf darkat romantike në avion”, shkroi Lady Gaga në Instagram.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel