El Shaarawy: Jam shumë i nevrikosur

17/10/2014 00:00

Stephan El Shaarawy ka shprehur pakënaqësinë e tij për faktin se në ndeshjet e fundit nuk ka qenë pjesë e formacionit të Milanit.

“Jam i nxehur sepse nuk kam qenë titullar kohët e fundit”, tha sulmuesi i kuqezinjve, i cili vetëm ndeshjen e parë të kampionatit (Milan-Lazio 3-2) e luajti nga fillimi në fund.

“Tani jam në formë, por kam qenë në formë edhe në tre ndeshjet e kaluara. Trajneri më la jashtë për arsye teknike, por tashmë unë dua të tregoj sa vlej. Në sulm kemi shumë konkurrencë dhe unë thjesht duhet të stërvitem fort për të rifituar vendin”, theksoi El Shaarawy, i cili golin e fundit në Serinë A e ka shënuar në 24 shkurt 2013.

Në ndeshjen që Milani do të luajë të dielën ndaj Veronës (15:00) “Faraoni” mund të jetë titullar pasi Menez ka pasur probleme fizike, por vetë El Shaarawy thotë: “Nuk e di nëse do të luaj. Trajneri nuk e ka vendosur ende formacionin.”

Top Channel