F1, pakënaqësia e nënës së Jules Bianchi

17/10/2014 00:00

“Ka njerëz që thonë gjëra në mënyrë që të heqin përgjegjësinë nga vetja”. Këto janë fjalët e Christine Bianchi, nënës së Jules Bianchi, pilotit fatkeq të Marussias i cili në Cmimin e Madh të Japonisë pësoi një aksident të rëndë që e ka lënë në gjendje kome.

Nëna e Bianchit foli për francezen Rtl nga Japonia, aty ku po i qëndron pranë djalit të shtruar në spitalin e Jokaiçit.

“Nuk kam çfarë të them mbi gjendjen e tij. Mjekët po kujdesen mirë për të dhe spitali është perfekt. Doktorët janë ekspertë, të respektueshëm dhe të sjellshëm”, tha zonja Bianchi.

Nëna e pilotit francez preferon të qëndrojë në heshtje, por nuk e kursen një batutë të hidhur: “A më kanë detyruar të mos flas? Formula 1 është një biznes, një biznes shumë i madh…”

Top Channel