Mbi 40 të vdekur në Bagdad

18/10/2014 00:00

Mbi 40 të vdekur e mbi dhjetëra të tjerë të plagosur është bilanci tragjik në një seri sulmesh të ndodhura gjatë ditës së premte në Bagdad.

Në incidentin më vdekjeprurës, dy makina bombë shpërthyen në lagjen Daëlai të kryeqytetit irakian duke lënë të vdekur 14 persona. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por sipas zyrtarëve vendas ato janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Militantë e ISIS kanë marrë nën kontroll sipërfaqe të mëdha në Irak dhe aktualisht ndodhen vetëm 20 kilometra larg kryeqytetit. Forcat qeveritare të mbështetura nga milicët shiitë dhe nga sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja kanë ndaluar përparimin e ISIS drejt kryeqytetit, por megjithatë militantët vazhdojnë tentativat për t’u afruar sa më shumë Bagdadit.  

Gjatë një fjalimi në një ceremoni ushtarake Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi deklaroi se Bagdadi është i sigurt dhe terroristët nuk mund dhe nuk do ta arrijnë atë. “Forcat tona të guximshme  kanë arritur të sigurojnë Bagdadin dhe perimetrin e tij”, tha  Haider al-Abadi.

Top Channel