Policia e Shtetit bën bilancin 1-vjeçar

18/10/2014 00:00

Policia e Shtetit bëri bilancin e punës për përiudhën shtator 2013-shtator 2014 ku të dhënat tregojnë për ulje të aktivitetit kriminal.

Sipas këtyre të dhënave vrasja, vepra më e rëndë penale, ka patur një ulje me 17 përqind, është 6-fishuar sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në këtë periudhë kohore, dhe u asgjësua 5 herë më shumë bimë narkotike kanabis sativa.

Këto dy tregues janë përmirësuar kryesisht falë operacioneve antidrogë në shkallë kombëtare e të përqendruara kryesisht në Lazarat dhe në Malësinë e Dukagjinit në Shkodër.

Rritje prej 111 përqind ka patur në sekuestrimin e pasurive të vëna nga aktivitete kriminale, ndërkohë që treguesit flasin për përmirësime dhe në luftën kundër korrupsionit. 83 përqind më shumë është numri i personave të vëna nën akuzë për këtë vepër, ndërsa rastet e hetuara janë 64 përqind më shumë.

Përmirësime, sipas Policisë së Shtetit ka patur edhe në uljen e aksidenteve rrugore ku janë vërejtur 16 përqind më pak në krahasim me periudhën shtator 2012-shtator 2013.

Top Channel