Miratohet raporti për dy anëtarët e KLD

18/10/2014 00:00

Votimi unanim i mazhorancës në Komisionin Hetimor për shkarkimin e 2
anëtarëve të KLD-së, të zgjedhur nga Parlamenti, nënkryetarit Elvis Cefa
dhe anëtarit Lulzim Lelcaj, nuk ishte surprizë.

Deputetet e mazhorances kane bere nje raport voluminoz, ku sipas interpretimit te Komisionit Hetimor, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, dy anetaret e KLD-se kane shkelur rende Kushtetuten dhe ligjin. Ajo qe u kthye ne suprize ishte propozimi i deputetit Spartak Braho qe Komisioni te perfshinte e raportin per Kuvendin edhe nje paragraf per pergjegjesite e Presidentit te Republikes ne rolin e kryetarit te KLD-së. Nje propozim, qe megjithese me nje gjuhe me te zbutur, u pranua nga kryetari socialist, Armando Subashi.

Spartak Braho thote se Keshilli i Larte i Drejtesise eshte ne ato kushte qe duhet shkarkuar i gjithi.

Por duke qene se Parlamenti nuk ka kompetenca per shkarkimin e 9 gjyqtareve, anetare te KLD-se, pritet qe sipas propizimeve te komisionit hetimor, te ndermerren nisma te reja ligjore per menyren e funksionimit dhe kompetencave te Keshillit te larte te Drejtesise.    

Top Channel