Tmerri i ISIS, femrat luftëtare

18/10/2014 00:00

Të egër, të pamëshirshëm që kanë mbjellë terror në zona të mëdha të Sirisë dhe Irakut, por kur vjen puna tek femrat, kanë një pikë të dobët.

Në radhët e kurdëve që luftuan për javë me radhë për të mos lënë Kobanen, qytetin e tyre, të binte në duart e militantëve të ISIS-it kishte edhe shumë femra. Një pjesë e vogël e tyre si luftëtare, e të tjera si mjeke, infermiere dhe mbështetëse të frontit të parë.

Ndonëse në numër jo shumë të madh, prezenca e tyre në radhët e trupave kurde ka tmerruar militantët ekstremistë dhe kjo jo për aftësitë e tyre në sheshin e betejës. Dogma fetare e ekstremistëve është aq e fortë saqë ata besojnë se nëse do të vriten nga dora e një femre nuk do të shkonin në parajsë.

Një korrespondent i DailyMail thotë se kjo është frika më e madhe, e ndoshta e vetmja që militantët e ISIS i tmerron.

Dy ditët e fundit trupat kurde njoftuan se kanë marrë nën kontroll thuajse të gjithë qytetin e shndërruar në arenë luftimesh me militantët. Në betejën e tyre një dozë të madhe ndihmë kurdët morën nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që përshkallëzoi bombardimet ndaj bazave të ISIS përreth qytetit.

Top Channel