Misioni sekret amerikan në orbitë

18/10/2014 00:00

X-37B, anija hapësinore amerikane përfundoi misionin e saj 2-vjeçar tepër sekret nëpër hapësirë dhe zbriti në bazën e forcave ajrore amerikane, Vandenberg në Kaliforninë e Jugut.

Mjeti është klasifikuar si tepër sekret dhe për misionet e tij në hapësirë nuk dihet asgjë dhe kjo ka çuar në spekulime mediatike.

Vetë ushtria amerikane thotë se misioni i anijes është eksperimentimi në orbitë për zhvillimin e teknologjisë së eksplorimit të hapësirës.

Ky ishte misioni i tretë që X-37B kreu dhe më i gjati në kohë. Në 2010 fluturoi për 7 muaj në hapësirë, ndërsa në mars të 2011 u ringrit sërsh për të qendruar në orbitë për më shumë se një vit.

Top Channel