Greva e trenave paralizon Gjermaninë

18/10/2014 00:00

Gjermania është paralizuar nga një grevë në sektorin e transportit hekurudhor. Makinistët braktisën vendet e punës deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritje page në masën 5 përqind dhe ulje të orareve të punës.

Greva nisi në shtatë nga 16 landet e federatës në orën 02:00 të mëngjesit të së shtunës dhe do të zgjasë deri në orën 4 të mëngjesit të ditës së hënë.

Greva ka shkaktuar vështirësi në qarkullim pasi hekurudhat janë sektori i transportit publik më i përdorur nga gjermanët për të lëvizur.

Sindikatat dhe autoritetet njoftuan se janë vendosur në kontakt për zgjidhjen e situatës dhe se janë në rrugë të mbarë për t’i dhënë fund kësaj situate kaotike në transport para ditës së hënë.

Top Channel