ISIS po tërhiqet, kurdët përparojnë

18/10/2014 00:00

Militantët e kalifatit islamik ISIS janë detyruar të tërhiqen nga disa
fronte, dhe keshtu beteja po kthehet gjithnjë e me shume në favor të
luftëtarëve kurdë.

Zyrtare perendimore deklaruan se sulmet e fundit ajrore amerikane kane bombarduar qindra luftëtarëve të shtetit islamik, duke I lejuar njësitë kurdë te rifitojne territorin. Sipas Pentagonit gjatë dy ditëve të fundit, fatet e popullsise kurde po ndryshojne me shpejtësi te madhe duke prodhuar një ndjenjë lehtësimi per ta, si edhe kampet e refugjatëve në Turqine fqinje po vihet re nje lloj entuziazmi .
 “Ne po perparojme , ka levizje te situatave ne favorin tone.Ditet po kalojne dhe shpresat tona po rriten”, thotë një kurd.

Ndersa persa i perket pershkallezimit te sulmeve ajrore te SHBA, Gjenerali Lloyd Austin, shefi i forcave të Komandës Qendrore amerikane u shpreh se “synimi është ta mundim perfundimisht edhe të shkatërrojmë ISIS.Nëse ata na ofrojnë objektiva të rendësishëm, siç kanë qënë ata në zonën e Kobanit, atëherë është e qartë se ne do t’i godasim sic kemi bërë deri tani  mjaft mire”.

Megjithate pavaresisht perparimeve kunder isis ne Koban, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar nderkombetareve zgjerim dhe mbështetje më të fuqishme për forcat e Irakut, te cilat po luftojnë kundër militantëve të kalifatit Islamik ne nje zone tjeter, ate te Aleppo-s.

Top Channel