Vuçiç në telefon me Merkel: Serbia, kontribut për stabilitetin në rajon

18/10/2014 00:00

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri serb Aleksandar Vuçiç zhvilluan një bisedë telefonike, ku ky i fundit deklaroi “zotimin e Serbisë se pavarësisht incidenteve të ndodhura në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, vendi i tij do të vazhdojë të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Mediat serbe njoftojnë se në bisedën miqësore mes kancelares gjermane dhe kryeministrit Vuçiç Berlini shprehu mbështetjen për rrugën drejt integrimit europian të Serbisë.

Sipas njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministri Vuçiç thuhet se Serbia “do të bëjë gjithcka që ka në dorë për të ruajtur stabilitetin politik dhe ekonomik, jo vetëm brenda kufijëve të saj, por në gjithë rajonin”.

Në fund thuhet se Vuçiç dhe Merkel ranë dakort për krijimin e një klime të favorshme për investitorët nëpërmjet promovimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Top Channel