Gazetarët pa paga dhe në informalitet

18/10/2014 00:00

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar krizën social-ekonomike të
tregut mediatik shqiptar.

Aleksandër Çipa, kreu i ketij Unioni  raporton
se përgjatë vitit 2014 është shtuar informaliteti dhe puna e zezë e
gazetarëve, të cilët në rastin më të mirë keqpaguhen  ndërkohë që në
shumë media ka vonesa pagash që shkojnë deri në 4 muaj .

“Në 21 gazetat e përditshme të vendit, vonesat e pagave mujore të gazetarëve dhe punonjësve kanë qenë fenomen që ka prekur 18 prej tyre. Në 100 kanale televizive të vendit, në 94 prej tyre, vonesat e pagave mujore për gazetarët kanë qenë të ripërsëritura kohë pas kohe, madje në 75 për qind të tyre, ato kanë kaluar 1 deri në 4 muaj vonesa. Në 75 radiot, që aktualisht transmetojnë në të gjithë vendin, e ku gjenden të punësuar rreth 400 punonjës, mes të cilëve 100 gazetarë, vonesat e pagave prekin mbi 97 për qind të tyre. Gjatë vitit 2014, kanë humbur vendet e tyre të punës, ose i kanë braktisur për shkak të punës së papaguar 176 gazetarë”, tha Cipa.

Kreu i Unionit, vërejti me shqetësim kontratat formale qe u behen gazetarëve nga punedhenesit, si dhe mashtrimin qe u behet gazetareve ne mosderdhjene kontributeve shoqerore dhe shendetesore.

“Treguesit e informalitetit janë thelluar. Në vetëm 9 media nënshkruhen disa kontrata formale me gazetarët dhe ato janë kontrata të njëanshme nuk janë të negociuara. Nuk ekziston asnjë strukturë sindikale, në asnjë nga mediat e Shqipërisë dhe po kaq fatkeqësisht edhe në median publike, kjo sindikatë është inekzistente. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, deklaron se në këto kushte, integriteti i gazetarëve dhe më së shumti i redaktorëve shqiptarë ka rënë dhe keqpërdoret prej interesave dhe konjukturave, mes politikës, pronarëve dhe grupeve të interesit”, tha Çipa.

Në emër të Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa kerkon soildaritet te komunitetit te gazetareve per nje reagim refuzues dhe ndryshues te kesaj situate. Problem sipas tij jane vonesat e politikes per rregullimin e te vetmes media publike ne vend si RTSH-së, e cila eshte lene ne degradim e siper, si persa i perket menyres se rekrutimit te gazetareve, por dhe cilesise se programacionit apo mesazheve qe percjell.

Top Channel