PD: Mazhoranca pushtoi drejtesinë

18/10/2014 00:00

Opozita reagoi pas mbylljes se veprimtarise se Komisionit hetimor
parlamentar për dy anëtaret e KLD-së, duke e cilësuar atë një farsë dhe
një justifikim për të marrë nën kontroll KLD-në dhe sistemin e
drejtësisë nga mazhoranca.

Akti i sotëm i është një nga aktet më të rënda të shkeljes së Kushtetutës dhe parimit të ndarjes së pushteteve – deklaroi deoputeti Oerd Bylykbashi.

“Raporti i sotëm i miratuar nga jakobinët e mazhorancës ishte veçse akti i fundit i farsës parlamentare që Edi Rama dhe Ilir Meta e kamufluan si hetim parlamentar. Akti i sotëm i komisionit të hetuesisë parlamentare, është një nga aktet më të rënda të shkeljes së Kushtetutës dhe parimit të ndarjes së pushteteve. Kjo mazhorancë, pasi ka uzurpuar çdo hapësirë të opozitës në parlament, injoron zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për hetimin parlamentar mbi mazhorancën, e ka kthyer përfundimisht Kuvendin në një gijotinën e insitucioneve te pavarura. Veprimi i sotëm është një minë në themelet e reformës në drejtësi e cila si gur themeli duhet të ketë pavarësinë e gjyqësorit. Këtë pavarësi e kërkon edhe BE dhe Këshilli i Evropës. ‎Për këtë arsye i bëjmë thirrje përsëri komunitetit ndërkombëtar që me qëllim sigurimin e një reforme të vërtetë dhe konsensuale në drejtësi, ta ndjekë nga afër dhe të frenojë menjëherë këtë agresion antikushtetues ndaj pavarësisë së gjyqësorit të kësaj mazhorance. Partia Demokratike shpreh besimin se Gjykata Kushtetuese do garantojë paprekshmërinë e Kushtetutës dhe parimeve të saj”, tha Bylykbashi.

Top Channel