La Liga, Barça-Real ruajnë distancën para “El Clasico”-s

19/10/2014 00:00

Në pritje të “El Clasico”-s, Barcelona dhe Real Madrid ruajnë të njëjtat pozicione, duke mos gabuar në këtë javë të La Ligas.

Katalanasit mposhtin në javën e 8 të kampionatit Eibarin, 3-0, të sapongjitur në La Liga, edhe pse rrezikuan të pësonin gol fillimisht. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën ishën golat e Xavit, Neymar dhe Messit, ato që ruajtën avantazhin prej 4 pikësh kundrejt “Los Blancos”-ve.

Ndërkohë, të besuarit e Ancelottit triumfuan 5-0 ndaj Levantes, fitore kjo e sigluar falë golave të Ronaldos (dygolësh) dhe ato të Hernandezit, James dhe Iscos.

Tashmë mund të thuhet se këto rezultate janë arkivuar dhe e gjithë vëmendja e opinionit sportiv spanjoll, por jo vetëm, është fokusuar te supersfida e fundjavës së ardhshme në “Bernabeu”, Real Madrid-Barcelona, kur kjo e fundit do të ketë edhe një armë më shumë, Luis Suarezin.

Top Channel