Forca të shumta policie kanë zbarkuar në orët e para të pasditës së shtunë para ambasadës shqiptare në lagjen Dedinje të Beogradit.

Masat ekstreme të sigurisë janë ndërmarrë për shkak të frikës së incidenteve të mundshme për shkak të derbit që po zhvillohej mes rivalëve të kryeqytetit serb, Partizani-Cervena Zvezda në stadiumin e Partizanit, aty ku i zhvillua edhe ndeshja e ndërprerë Serbi-Shqipëri, që ndodhet më pak se një kilometër larg.

Pranë ambasadës forca të shumta policore dhe pajisje për shpërndarjen e turmave qendruan për disa orë. Zona ishte e rrethuar dhe çdo rrugë që çonte tek ambasada shqiptare ishte e bllokuar. Veç ambasadës shqiptare, masa të forta sigurie kishte forca shtesë edhe tek ambasadat tjera.

Ndërkohë para fillimit të ndeshjes tifozët serbë dogjën flamurin shqiptar dhe u rrahën ende pa filluar ndeshja, ndërsa gjatë lojës gjyqtarët u detyruan të ndërpesin ndeshjen dy herë pasi tymi nga pishtarët bllokoi pamjen në pjesën më të madhe të stadiumit.

Tifozët e Partizanit sulmuan futbollistët e Cërvena Zvezdës në parkingun e autobusëve.

Në lagjen e ambasadës policia serbe menjëherë pas ndeshjes bllokoi kalimin për këmbësorët. Pas vlerësimit se rreziku kaloi, pjesa më e madhe e njësive speciale u larguan nga zona.

Top Channel