Vuajtjet e civilëve palestinezë

19/10/2014 00:00

Muajt e verës Izraeli ndërmori një fushatë të ashpër ushtarake kundër militantëve të Hamas-it në Rripin e Gazas.

Fillimisht bombardimet nga ajri e më pas ndërhyrja me trupa tokësore synonte shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake që militantët palestinezë përdornin për të ndërmarrë sulme terroriste ndaj civilëve në Izrael.

Por përvec kësaj shumë të pafajshëm mbetën të vrarë e mijëra të tjera u zhvendosën dhe kur u kthyen gjetën vetëm gërmadha.

Për të përkujtuar vuajtjet e civilëve palestinezë skulptori Sabbah Iyad ndërtoi në një nga zonat më fort të goditura nga bombardimet disa vepra arti.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel