Sulme të reja kanë ndodhur si pasojë e incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Xhamia e Suboticës është sulmuar me koktejl molotovi gjatë natës në mes të së shtunës dhe të dielës, ndërsa në qytetin e Novi Sadit, ku u sulmuan më parë nëntë furra të shqiptarëve është sulmuar me gur ëmbëltorja Telep, në pronësi të pjesëtarëve të komunitetit goran me prejardhje nga Prizreni.

Imami i Xhamisë së Suboticës, Selmo Drekoviç ka konfirmuar lajmin, por ai ka shprehur besimin se organet e rendit do të gjejnë autorët. Sipas videove të xhamisë, të cilat i ka kontrolluar policia, kanë qenë dy persona që kanë sulmuar këtë objekt fetar.

Zjarrin thuhet se e kanë fikur kalimtarët e rastit dhe përfaqësuesit e xhamisë dëmin e kanë vërejtur vetëm në mëngjes.

Top Channel