“Maratona e Jetës”, fushatë kundër kancerit të Gjirit

19/10/2014 00:00

Çdo vit në
vendin tonë identifikohen rreth 400 femra të prekura nga kanceri i
gjirit, ndaj Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se është i rëndësishëm
kryerja e mamografisë dhe gjatë këtij muaji ky është një shërbim që
ofrohet falas.

“Në këtë muaj dua të ndaj me ju një informacion, të gjitha ekzaminimet e mamografisë janë pa pagesë në të gjithë Shqipërinë, në 11 qendrat publike, pa pagesë pavarësisht nëse personi është apo jo i siguruar, pa pagesë nëse është i referuar nga mjeku i familjes apo ka dëshirë të bëjë vetë”, tha Ministri Beqaj.

Nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi, Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë kërkuar që çdo grua të tregoj më shumë kujdes për shëndetin e saj.

Nevila Xhindi:
Janë 400 që identifikohen çdo vit në Shqipëri, janë nënat, motrat, kushërirat, miket, shoqet tona të ngushta që ne i duam shumë dhe duhet të gjejmë një mënyrë që të ndërgjegjësohemi të gjithë që ato të kenë mundësi që ta parandalojnë.

Erion Veliaj: Kjo është një sëmundje që nëse nuk neglizhohet ka një sukses të jashtëzakonshëm.

Lindita Nikolla: Të kujdesësh për shëndetin do të thotë që çdo ditë të kthesh në një maratonë të jetës duke u rritur shëndetshëm.

Gjatë kësaj maratone sportive është theksuar se sa e rëndësishme është kryerja e ekzaminimeve dhe parandalimi i kësaj sëmundje.

Top Channel