Partizani fiton në “Loro Boriçi”
19/10/2014 00:00
Partizani mundi 0-1 Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe vazhdon të ndjekë këmba këmbës Tiranën në krye të klasifikim.
Janë dy skuadrat kryeqytetase ato që kryesojnë me 15 pikë Superligën shqiptare. Të kuqtë e drejtuar nga Shpëtim Duro kanë dominuan lojën përballë shkodranëve, të cilët në fushën e tyre pa tifozë janë shfaqur shumë konfuz. Autori i golit dhe ai që i dha 3 pikët skuadrës së Partizanit ishte Mazrekaj.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për ekipin e Vllaznisë, e cila mbetet në vendin e 7 me 8 pikë. Ka fituar me një rezultat minimal edhe Apolonia, e cila mposhti Teutën falë golit të Karakacit.
Pas kësaj fitoreje skuadra fierake barazon Teutën me 7 pikë, duke bërë që këto dy ekipe të mbeten në zonën e ftohtë të klasifikimin.
Top Channel