Këshilli Bashkiak i Vlorës nderoi me titullin “Qytetar Nderi” mjekët, Irfan Pustina dhe Odhise Papa.
Vlerësimi mbarëqytetar mbi të gjitha atribuohet në nivelin e një mirënjohje të thellë njerëzore ndaj figurës së mjekut.
Doktor Pustina ndër vite dhe për brezat e ardhshëm edhe pse nuk jeton më ,do të mbahet mend si një profesionist i përkushtuar pas punës së tij, një ndër themeluesit e shërbimit radiologjik në Shqipëri dhe me kontribute të mëdha në Vlorë.
Pustina spikaste për etikën mjekësore mjaft profesionale dhe për humanizmin e thellë që e karakterizonte. Ai dinte të bashkërendonte mendimin,gjuhën dhe ti jepte bluzës së bardhë të mjekut vlerën e duhur.
Ai shërbeu në Spitalin Rajonal të Vlorës për 30 vite me radhë në repartin e radiologjisë. Titullin e dorëzuar djalit te doktor Irafan Pustinës, Agim Pustina nga kryetarja e Këshillit të Qarkut Vlorë, Evis Alushi dhe kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika.
Top Channel