Pitt: ‘Fury’ më ka bërë prind më të mirë

20/10/2014 00:00

Brad Pitt ka deklaruar se interpretimi i rreshterit amerikan Don “Wardaddy” Collier në filmin ‘Fury’ e ka përmirësuar marrëdhënien e tij me familjen.

“Kam mësuar shumë nga ky film. Të gjithë kemi dalë më të pasur shpirtërisht nga kjo eksperiencë”, theksoi 50-vjeçari gjatë setit fotografik të filmit.

“Roli ishte një studim mbi lidershipin dhe si të fitosh respektin e të tjerëve. E ndjej se tani jam një prind më i mirë”, shtoi Brad Pitt, baba i 6 fëmijëve.

Filmi ‘Fury’ tregon historinë e një ekuipazhi prej pesë personash të një tanku që po i drejtohen Gjermanisë naziste në vitin 1945. Kasti i filmit përbëhet nga Brad Pitt, Jon Bernthal, Logan Lerman, Shia LaBeouf dhe Michael Pena.

Top Channel