SHBA furnizon kurdët në Kobanë

20/10/2014 00:00

Një ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se nuk ka per
te lejuar kalimin e armeve amerikane te destinuara per luftetaret
kurde, Shtetet e Bashkuara kane hedhur nga ajri armatime, municione e
furnizime me ilace per mbrojtesit e e Kobane-s.

Ankaraja vazhdon t`i rezistoje thirrjeve per te ndihmuar kurdet e perballur me militantet e ISIS-it ne betejen nje mujore per kontrollin e qytetit strategjik. Njerezit qe po rrezikojne jetet per te mbrojtur Kobanen, autoritetet turke i pershkruajne si terroriste, duke vene shenjen e barazimit mes tyre dhe grupit militant kurd te PKK-se, udheheqesi i nje rebelimi dhjetera vjecar kunder Turqise.

Ankaraja ka shkuar deri aty sa te ndaloje nje grup aktivistesh të të drejtave sociale nga Franca, Gjermania dhe vende të tjera të BE-së për të çuar ilaçe dhe furnizime ushqimore në Kobanen e rrethuar prej javesh. Një aktivist nga Franca, Ari Harki, i tha shërbimit kurd të Zërit të Amerikës nga kufiri pranë Kobane-s se autoritetet turke po ndalojne ndihmat mjekesore e furnizimit ne ushqime e nuk i lejojne as luftetareve kurde te rihyjne ne Siri për të luftuar xhihadistet.  

Harki është në mesin e 10 vullnetarëve nga vende të ndryshme të BE-së që po perpiqen ta kalojne kufirin turk e te shkojne ne siri me ndihma humanitare. Luftimet mes militantëve të shtetit islamik dhe luftëtarëve kurdë që po mbrojnë Kobanen vazhduan pergjate gjithe dites se diel. Sulmet me mortaja goditën qytetin duke ngritur shtëllunga tymi. Mortajat ranë gjithashtu në anën turke të kufirit, në një fushë të hapur ku nuk shkaktuan dëme.

Top Channel