Opera “Kateri i Radës, mbytja”

20/10/2014 00:00

Në kuadrin e Bienales së Muzikës në Venezia u shfaq premiera e “Katër i
Radës, mbytja”, një opera moderne e kompozitorit shqiptar Admir
Shkurtaj, e vënë në skenë nga trupa e teatrit Koreja.

Është një grup artistësh nga më premtuesit në tablonë artistike italiane që këtë herë ka bashkëpunuar edhe me grupin polifonik të Lapardhasë. Një përzjerje e elementëve italianë dhe shqiptarë e zgjedhur pikërisht për të dëshmar lidhjen mes dy brigjeve të Adriatikut.

Muzika e veprës i është besuar kompozitorit dhe e  instrumentistit Admir Shkurtaj, i njohur për improvizimet e tij virtuoze në fizarmonikë, por mbi të gjitha për krijimet e muzikave të filmave, të shfaqjeve teatrale ku ka sjellë gjithnjë elementë të traditës muzikore shqiptare e ballkanike në përgjithsi. Opera është realizuar me libret të shkrimtarit Alessandro Leogrande, autor i i librit investigues pikërisht mbi tragjedinë e Katerit të Radës, që ne shqip është botuar me titullin “Mbytja e anijes; vdekje në Mesdhe”.

Opera, me nota të forta dramatike, kulmoi në skenën e trupave të pajetë të fëmijëve të mbytur pasi anija shqiptare u godit nga një motovedetë ushtarake italiane, duke shkaktuar 81 viktima. Nëpërmjet kësaj tragjedie të rëndë në det, simbol i dramës shqiptare të emigracionit, vepra operistike pasqyron më në përgjithsi vuajtjet e të gjithë atyre që udhëtojnë të shtyrë nga dëshpërimi e në kërkim të një shprese.

Top Channel