Messi refuzon zëvendësimin, Luis Enrique nxjerr Neymarin

20/10/2014 00:00

Luis Enrique u përpoq të zëvendësonte Leo Messin në minutën e 76 të ndeshjes kundër Eibarit, por ylli argjentinas refuzoi të dilte nga fusha edhe pse ndeshja po fitohej 3-0 nga katalanasit.

Një video e ‘La Sexta’ tregoi si Luis Enrique thërriti Messin dhe i tregoi pankinën në momentin që Munir po bëhej gati të hynte në fushë, por Messi tha jo dhe vazhdoi të luante pa kthyer më kokën nga trajneri.

I vënë në vështirësi, Luis Enrique shkoi tek arbitri i katërt për t’i thënë që i zëvendësuari nuk do të ishte Messi, por Neymar.

Kur u pyet pas ndeshjes për rotacionet dhe për faktin se Messi nuk zëvendësohet kurrë, Enrique deklaroi: “Kam besim tek futbollistët. Do të vijë momenti që do të bëjë pushim, por tani është një moment i veçantë për të dhe për ekipin.”

Top Channel