Eventi kulturor treditor zhvilluar ne Ulqin “Dolcinium internacional
festival” me pjesëmarrjen e grupeve folklorike te Shqiperise, Kosoves,
Malit te Zi, Serbise, Sllovenisë, Polonisë, Rumanise dhe Kroacise ka
startuar ne diten e pare te tij me aktivitetin e panairit te shegëve ne
fshatin Katerkolle te Ulqinit qe njihet per kultivimin ketij fruti.

Dita e dyte e ketij eventi ka qene dhe pika kulmore e ketij aktiviteti ku gjithe grupet folklorike me flamujt e shteteve perkatese kane parakaluar se bashku ne rruget kryesore te Ulqinit dhe me pas kane interpretuar ne galerine e Arteve ne Ulqin ku gjithe, shqiptare dhe serbe kane duartrokitur njeri-tjetrin ne nje salle te mbushur plot me qytetare nga i gjithe Ballkani.

Organizatorja e ketij spektakli  Drejtoresha e Organizates Turistike “Ulqini”, Zana Sarvan shprehet se ky event ia arriti qellimit duke promovuar vlerat dhe bashkejetesen e popujve ne Ballkan.

Me pas ne diten e trete te aktivitetit, gjithe grupeve pjesëmarrëse i eshte dhuruar dega e ullirit simbol i paqes dhe suksesit. Eventi eshte mbyllur me interpretime te grupeve muzikore ne plazhin e Ulqinit.

Top Channel