Gjirokastër, mbyllen programet në universitet

20/10/2014 00:00

Universiteti i Gjirokastrës ka njoftuar këtë vit mbylljen e 5 programeve
të studimit për shkak të numrit të kufizuar të studentëve.

Deget Matematike-Fizike, Fizike-Teknologji Informacioni, Turizem, Gjuhe Italiane dhe Histori e Gjuhes Italiane kane kane patur prej vitesh probleme me numrin e regjistrimeve, ndersa e rrezikuar eshte edhe dega e Gjuhes Greke e cila numeron 13 studente ne te tri vitet ‘bachelor’.
 
Kete vit Universiteti i Gjirokastres njohu pergjysmimin e numrit te studenteve te viteve te para nga 550 vitin e kaluar ne 230 kete vit numer qe qysh prej vitit 2008 shenon nje renie graduale.

Ne Universitetin “Eqrem Cabej” studiojne kete vit 2960 studente ne tre cikle studimi ‘bachelor’, master professional dhe shkencor. Kete vit universiteti njoftoi gjithashtu rritjen e nivelit te kualifikimit profesional, duke ju shtuar 11 tituj shkencore prej te cileve 3 tituj profesor doktor.

Top Channel