Infermieri britanik i shpëton Ebolas

20/10/2014 00:00

Arriti t`i mbijetojë sëmundjes më të frikshme të momentit dhe kjo është
shumë po të mendohet se Ebola ka marre mbi 4.500 jetë njerëzish e me
vështirësi po vihet nën fre.

Megjithate infermieri britanik William Pooley i ka cuditur te gjithe me vendimin e tij per t`u kthyer serish ne vendin ku u infektua prej virusit te rrezikshme. 29-vjeçari shprehet i gatshem te ndihmoje mjeket britanike ne Sierra Leone te shmangin sa me shume vdekje qe te gjeje e mundur.

I riu i trajtuar me nje medikament eksperimental eshte nisur tashme drejt vendit afrikan, edhe pse nuk dihet me siguri nese ka fituar imunitet ndaj semundjes.

“Do te doja te falenderoja ekipin e mjekeve te ‘Royal Free Hospital’, qe me ofroi nje trajtim te shkelqyer dhe mbeshtetje shume te madhe. Por urgjenca e vertete eshte ne Afriken Perendimore dhe punonjesit atje kane nevoje per te gjithe perkrahjen qe mund t`i japim. E prisja me padurim kthimin ne ate rajon ku do te bej ç`eshte e mundur per te shpetuar jete”, thotë William Pooley, infermier.
 
Edhe pse mendohet se nje person nuk mund te preket nga Ebola pasi e ka kaluar nje here semundjen, kjo nuk eshte provuar kurre shkencerisht. Shkalla e epidemise aktuale, me nje numer vdekjesh 16 here me te larte se shperthimi i fundit vdekjeprures i saj ne 1976-ten, mund te sherbeje si test per nje teori te tille.

Ne Sierra Leone, nga Ebola jane humbur jeten 1200 vete. Agjencia ndërkombëtare e ndihmave ‘Oxfam’ po u bën thirrje ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian të shtojnë përpjekjet për të luftuar semundjen qe ajo e pershkruan si “katastrofen humanitare te padiskutueshme te brezit tonë”.

Nga rajoni nuk mberrijne megjithate vetem lajme te keqija. Organizata Boterore e Shendetesise beri me dije se pas 6 javesh qe nuk eshte raportuar asnje rast i ri infektimi, Nigeria mund te shpallet nje vend ku lufta me Ebolen eshte fituar.  

Top Channel