Kinë, ariu i këput krahun 9-vjeçarit (KUJDES! Pamje të rënda)

20/10/2014 00:00

Një djalë 9-vjeçar kinez ka humbur krahun pasi në një vizitë në një kopsht zoologjik futi dorën brenda rrethimit të ariut në përpjekje për t’i dhënë diçka për të ngrënë.

Zhang Chien shihet në pamjet e mëposhtme duke qëndruar në këmbë i shokuar dhe me gjakun që rridhte nga aty ku duhet të ishte krahu. Turistët nuk i afroheshin, por shikonin të traumatizuar vogëlushin e vetmuar, i cili nga shoku i madh as nuk qante.

Fotot e djalit dhe të krahut të tij brenda rrethimit të ariut janë postuar online dhe po bëjnë xhiron e botës.

Ngjarja ndodhi në kopshtin zoologjik Hebin Park, në Pingdingshan. Kur gjyshi i 9-vjeçarit shkoi për të blerë disa karamele, fëmija shkoi pranë rrethimit për ta parë sa më nga afër ariun, kur kafsha e kafshoi në krah. Njerëzit pranë u munduan ta largonin ariun, por ishte e pamundur.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel